Pekin, 26 mars – Pjesa kontinentale e Kinës për të gjashtën herë në tetë ditët e fundit nuk ka raste të reja të transmetuara lokale të koronavirusit.
“Të gjitha 67 rastet e reja të paraqitura deri në fund të ditës së djeshme kanë arritur prej vendeve të huaja, si dhe 47 raste të paraqitura një ditë më parë”, kumtoi Komisioni nacional shëndetësor.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus deri në fund të ditës së djeshme në Kinë është 81.285 ndërsa 3.287 kanë vdekur, që është për gjashtë raste më shumë nga dita paraprake.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës sot kumtoi se nga 28 marsi përkohësisht do ta ndërpresë hyrjen në vend të huajve me viza të vlefshme kineze dhe lejet e qëndrimit dhe në këtë mënyrë do ta zbatojë masën si përgjigje ndaj epidemisë të koronavirusit.
Nga kjo masë do të përjashtohen diplomatët apo persona zyrtar të cilët kanë viza C e cila u jepet të huajve që sigurojnë shërbime ndërkombëtare transportuese.