Pekin, 6 dhjetor – Autoritetet kineze bënë të ditur se vendosin masa reciproke për diplomatët amerikanë në territorin e tyre. Nga tani e tutje, ata do të duhet t’i informojnë autoritetet para se të kenë takim me faktorët apo ekspertët.
MPJ kineze duhet të informohet pesë ditë para çfarëdo takimi.
Zëdhënësja e Ministrisë sqaroi se ky vendim është përgjigje e masave të ndërmarra nga SHBA-ja në tetor.
“I bëj thirrje SHBA-së t’i korrigjojnë gabimet dhe të heqin dorë prej masave të tilla”, deklaroi zëdhënësja e MPJ-së së Kinës.
Në tetor Uashingtoni i urdhëroi të gjithë diplomatët kinezë ta njoftojnë Stejt Departamentin për çfarëdo kontakti zyrtar me diplomatë, përfaqësues të autoriteteve lokale dhe institucione arsimore si dhe hetues.
Administrata e Trampit sqaroi se ato masa janë përgjigje e faktit se diplomatët amerikanë në Kinë nuk mund të takohen me përfaqësues të autoriteteve dhe ekspertëve.