Kina po përpiqet të ndalojë njerëzit nga agjërimi gjatë Ramazanit në krahinën mbizotëruese myslimane të Xinjiangit. Sipas Kongresit Botëror të Ujgurëve (WCU), zyrtarët në rajon ka urdhëruar që të gjitha restorantet të mbesin të hapura dhe një seri masash që duket se janë vendosur për të parandaluar agjërimin e muajit të shenjtë. Rajoni dominohet nga njerëzit etnikisht të dalluar Ujgur, një grup që ka vuajtur vite represioni, ndërsa Pekini është përpjekur të zhdukë shprehjen fetare dhe të gjitha format e besnikërisë ndaj institucioneve të ndryshme nga partia komuniste. Partia, gjithë këtë presion po mundohet ta arsyetojë nga frika e ekstremizmit fetar, pasi siç thuhet zyrtarisht, “rajoni kufizohet me disa vende me shumicë myslimane ku dhuna islamike po bëhet një problem në rritje”.