Kina ka kaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si lider botëror si në hulumtime shkencore ashtu edhe në studimet “me ndikim të lartë”, sipas një raporti të publikuar nga Ministria japoneze e Shkencës dhe Teknologjisë, shkruan The Guardian. Raporti, i cili u publikua nga Instituti Kombëtar i Politikës së Shkencës dhe Teknologjisë të Japonisë (NISTP) të enjten, zbuloi se Kina tani publikon numrin më të madh të hulumtimeve shkencore çdo vit, e ndjekur nga SHBA-ja dhe Gjermania. Shifrat janë bazuar në mesataret vjetore midis viteve 2018 dhe 2020, dhe janë nxjerrë nga të dhënat e përpiluara nga firma analitike Clarivate.
Raporti japonez NISTP zbuloi gjithashtu se kërkimet kineze përbëjnë 27.2% të 1% të punimeve më të cituara më shpesh në botë.
Numri i citimeve që merr një hulumtim shkencor është një metrikë e përdorur zakonisht në akademi. Sa më shumë herë që një studim citohet në punimet pasuese nga studiues të tjerë, aq më i madh është “ndikimi i citimeve”. SHBA-ja përbën 24.9% të 1% të hulumtimeve shkencore më të cituara, ndërsa Britania e treta me 5.5%. Kina publikoi një mesatare vjetore prej 407.181 hulumtimesh shkencore, gati 200 mijë më shumë se SHBA-ja, duke përbërë 23.4% të prodhimit botëror të punimeve, zbuloi raporti. Kina përbënte një përqindje të lartë të hulumtimit në shkencën e materialeve, kiminë, inxhinierinë dhe matematikën, ndërsa studiuesit amerikanë ishin në hulumtim në mjekësinë klinike, shkencat themelore të jetës dhe fizikën.