Marina ushtarake kineze dhe Aviacioni ushtarak filluan stërvitje me municion në afërsi të Gadishullit korean, në momentin e tensioneve të rritura pas testeve të fundit raketore të Koresë Veriore dhe paralajmërimeve për zhvillimin e armëve bërthamore.
Vendi i mbajtjes së stërvitjeve është zonë jo larg nga bregu lindor i Kinës në Detin e Verdhë dhe Gjirin Bohaj. Janë shtënë dhjetëra projektilë në stërvitjet që janë kualifikuar si “të mëdha”.
Në to marrin pjesë dhjetëra anije ushtarake, më shumë se 10 aeroplanë, nëndetëse dhe njësite të forcave bregdetare.
Ministria e Mbrojtjes e Kinës kumtoi se stërvitjet dedikohen për testimin e armëve dhe përsosmërinë e aftësisë së armatës në kryerjen e sulmeve në rajonet bregdetare dhe hasje e objektivave në ajër. Nuk është theksuar deri kur do të zgjasin stërvitjet edhe pse është dhënë kërcënim katër ditor për lundrim në atë rajon.