Pasi që Shtëpia e Bardhë në Washington lajmëroi dje se do të i terheqë përjashtimet e sanksioneve për importuesit e naftës nga Irani, reaguan Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Cavusoglu, poashtu dhe ministria e jashtme kineze me një komunikatë për media.
Kina është importuesi më i madh naftës nga Irani së bashku me Indinë. Turqia poashtu do të goditej rëndë nga këto sanksione pasi importon naftë nga Irani. Janë pesë shtete që ishin lejuar të importonin nga Irani përkundër nga sanksioneve të SHBA’ve në nëntor të vitit të kaluar. Përjashtimet ishin Kina, India, Turqia, Korea Veriore dhe Japonia.
Tregu aziatik do të goditej më së shumti me skadimin e përjashtimeve të lejuara nga SHBA’të. Ky afat i skadon me 2 Maj.
Ministri i jashtëm i Turqisë Meclut Cavusoglu deklaroi në median sociale Twitter se “Turqia nuk i pranon këto sanksione dhe imponime të njëanshme”.
Kjo nuk është hera e parë që ministri turk ka reagur ndaj veprimeve të SHBA’ve, njejtë reagoi edhe për sanksionet ndaj Venecuelës. SHBA’të kundërshtojnë Turqinë edhe rreth blerjes së sistemit raketor rus S-400 nga ata, ku i kanë ndërprerë dërgimin e aeroplanëve luftarak F-35 dhe pjesëve të tyre.
Ministria e Jashtme e Kinës reagoi përmes zëdhënësit të saj Geng Shuang, i cili tha se “Kina kundërshton këto sanksione të njëanshme të imponuara nga SHBA’të”. Zëdhënësi shtoi se “Bashkëpunimi ynë me Iranin është i hapur dhe transparent, i ligjshëm dhe si i tillë duhet respektuar”.
Kina dhe SHBA’të janë në mes të negociatave për një marrëveshje tregtare bilaterale dhe pritej që të jenë afër shpalljes së arrtitjes së saj brenda javëve.