Pekin, 15 gusht – Kina e përshëndeti deklaratën e presidentit amerikan Donald Tramp se Pekini duhet vetë ta zgjidhë krizën në Hong-Kong, bëri të ditur Ministria kineze e Punëve të Jashtme.
Trampi paraprakisht e vlerësoi presidentin kinez Si Xhinping, duke theksuar se ai personalisht mund ta zgjidhë situatën në Hong-Kong, ku nga qershori po mbahen protesta antiqeveritare.
Ndërkohë, Kina akuzoi se forca të huaja të paidentifikuara i kanë nxitur protestat e dhunshme në Hong-Kong, duke i paralajmëruar se qëllimi i tyre është vërejtur dhe në fund do t’u kthehet “në dëm të tyre”.
“Hong-Kongu është pjesë e Kinës. Forcat e huaja duhet të ndalojnë të përzihen në punët e Hong-Kongut”, deklaroi ambasadori kinez në Britani të Madhe, Liju Sijaoming.
Ai vlerësoi se disa politikanë britanikë ende e konsiderojnë atë territor kinez si pjesë të perandorinë së tyre, por shfaqi shpresë se kryeministri Boris Xhonson do t’i ndjekë ngjarjet në Hong-Kong me vëmendje të madhe.