Pekin, 29 tetor 2018 – Presidenti kinez Si Xhinpig e urdhëroi Komandën Jugore të ushtrisë kineze, të angazhuar për mbikëqyrjen e hapësirës së Detit Kinez Jugor dhe Tajvanit, ta vlerësojë gjendjen dhe t’i përforcojë kapacitetet e veta ashtu që do të mund të përballet me çfarëdo gjendje të jashtëzakonshme.
“Duhet t’i rrisim stërvitjet për gatishmëri luftarake, t’i përforcojmë kapacitetet e ushtarëve dhe të përgatitemi për luftë”, tha Si gjatë vizitës në krahinën Guangdung.
Si konsideron se nevojitet të përforcohet misioni i Komandës jugore dhe të fokusohet në përgatitjet për luftë.
“Ne të gjithë duhet t’i shqyrtojmë të gjitha situatat e ndërlikuara dhe në pajtim me këtë të bëjmë plane për gjendje të jashtëzakonshme”, tha Si Xhinping