Shangaj, 5 nëntor – Kina do të investojë orvatje akoma më të mëdha që ta rrisë importin dhe t’i zgjerojë tregjet e saj, deklaroi sot presidenti kinez Si Xhinping në hapjen e Panairit ndërkombëtar për import. “Dera e Kinës nuk do të mbyllet asnjëherë, ajo do të hapet akoma më tepër”, deklaroi ai para liderëve dhe funksionarëve të huaj, mes të cilëve ishte edhe drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristin Lagard dhe themeluesi i Majkrosoftit, Bill Gejts.
Panairi konsiderohet si përgjigje kineze e luftës tregtare, të cilën në korrik e filloi presidenti amerikan Donald Tramp, i pakënaqur nga deficiti i madh i SHBA-së në tregtinë me Kinën.
Kina do të vazhdojë që të hapet drejt botës në fushën e arsimit, telekomunikimeve dhe kulturës, ndërsa paralelisht me atë do t’i mbrojë interesat e kompanive të huaja, kumtoi Xhinping dhe shtoi se do të ketë edhe dënime për shkeljen e pronësisë intelektuale.
Pritet që Si dhe Tramp të nisen drejt fundit të muajit, në margjinat e forumit ndërkombëtar në Argjentinë.