Pekin, 23 korrik – Kina mendon ta mbyllë Konsullatën e SHBA-së në Çengdu, kryeqytetin e provincës Seçuan të Kinës, publikoi “Saut Çajna morning post”, duke iu referuar burimeve anonime.
Përveç Çengdu, ekzistojnë edhe katër konsullata të tjera amerikane në territorin e Kinës – në Guangxhou, në Shangai, në Shenjang dhe Vuhan, së bashku me Konsullatën e përgjithshme në Hong Kong dhe Makao.
Gjithashtu Kina po e mendon mbylljen e konsullatës amerikane në Vuhan.
Konsullata e SHBA-së në Çengdu u hap në vitin 1985 si një strukturë diplomatike e rëndësishme strategjike në rajonin jugperëndimorë të Kinës.
Uashingtoni dje e urdhëroi mbylljen e Konsullatës kineze në Hjuston për shkak të “mbrojtjes së pronësisë intelektuale dhe informacioneve personale”, ndërsa presidenti amerikan Donald Tramp paralajmëroi se mund të merren masa të ngjashme edhe për misionet e tjera diplomatike kineze.