Shefi i ekipit kinez të ekspertëve në Serbi, doktor Peng Xhiçiang deklaroi se mbrojtja më efikase nga koronavirusi është maska dhe paralajmëroi se Kina vaksinën kundër Kovid-19 mund ta ketë nga fundi i qershorit.
Doktor Peng, i cili punon në Qendrën për kontrollin e sëmundjeve infektuese në provincën Guangdong, theksoi se koronavirusi mund të shkatërrohet pas një ore ekspozim në temperaturë prej 56 gradë Celsius, ndërsa më lehtë mund të bartet në dy deri në pesë ditët e para nga paraqitja e sëmundjes.
Atëherë virusi është edhe më i rrezikshëm, tha dr. Peng në një intervistë për revistën “Mbrojtja”.
Masa më efikase për mbrojtje nga koronavirusi është maska, thotë dr. Peng.
“Mbani maska. Vetëm maska. Kur mbani maskë, ajo është një prej metodave më efikase të mbrojtjes”, theksoi ai.