Kina dhe Rusia sot në Samitin e Organizatës për bashkëpunim aziatik-paqësor ekonomik (APEK) që mbahet në Papua Guineja e Re, paralajmëruan se ekonomisë globale i kërcënohet rrezik nga rritja e proteksionizmit.
Në fjalimin në tubim, presidenti kinez Si Xhimping theksoi se “hija e proteksionizmit dhe unilateralizmit kanoset mbi rritjen globale ekonomike”.
“Ai që zgjedh për t’i mbyllur dyer, vetë do të izolohet nga bota tjetër dhe do të ketë humbje”, deklaroi Si.
Kryeministri rus Dmitrij Medvedev megjithatë porositi se në korniza globale ekziston tendenca e përforcimit të proteksionizmit dhe bëri thirrje në vendosje të rregullave të qarta dhe transparente në tregtinë ndërkombëtare.
Deklarata e Si dhe Medvedev mendohen si kritika të drejtuara në llogari të Uashingtonit, për shkak të vendimeve të presidentit amerikan Donald Tramp për vendosjen e doganave për importin e shumë mallrave në SHBA.
Në Samitin, që mbahet në kryeqytetin e Papua Guinesë së Re, Port Mprzbi, do të ketë fjalim edhe nënpresidenti amerikan Majk Pens, i cili pritet të flasë për angazhimet e Trampit për mirëqenie, siguri dhe liri në rajonin aziatik-paqësor.