Çdo ndeshje që konkurron, Harry Kin i rrit numrat e tij dhe ulet në mesin e skenarëve të mëdhenj botërorë. “Është e mahnitshme për t’i kënaqur tifozët, ne mund të kishim shënuar më shumë gola”, – tha sulmuesi anglez pas fitores (4-1) të Totenhemit kundër Liverpulit, ndeshje në të cilën ai ka nënshkruar një dopietë. Dy gola, me të cilat ai tejkalon Kristiano Ronaldon në Premier Ligë. “Kristiano është një prej lojtarëve më të mirë. Kin, gjithashtu. Ai është i ri dhe vazhdimisht kërkon të përmirësohet”, – tha trajneri Mauricio Poketino. Në Premier Ligë, sulmuesi i Totenhemit e ka tejkaluar tashmë lojtarin e Real Madridit. Kin ka shënuar 86 gola në 125 ndeshje në Premier Ligë, që nga debutimi i tij në vitin 2014, ndërsa Ronaldo e mbylli eksperiencën e vet në “Old Trafford” me 84 gola në 196 ndeshjet e luajtura me “Djajtë e Kuq” (2003-2009).
Në moshën 24-vjeçare, sulmuesi i Anglisë tashmë fantazon se mund të kalojë edhe Alan Shirer, si golashënuesin maksimal historik të Premier Ligë (260 gola). Në moshën e tij, ish-lojtari i Blekburn dhe Njukasëll kishte realizuar 47 gola. Kin ka 39 gola më shumë. “Ai po më ndjek mua, po më kërcënon për mua”, – ka thënë Shirer me shaka. Kin e ka përshpejtuar veten në këtë sezon me një start që shkon në më shumë se një gol për ndeshje (13 gola në 12 ndeshje), duke qenë “pichichi” i Premier Ligës dhe Çampions. “Unë mendoj se kam ende shumë punë për të bërë dhe për të luftuar për ‘Topin e Artë’, edhe pse nuk mendoj se ky trofe është aq larg”, – sulmuesi anglez. Ambicia nuk i mungon. Tashmë ai ka 114 gola me Totenhemin, në formacionin e tij, dhe në tri sezone ka qenë shënuesi më i mirë i “spurs”, që e tejkalon shifrën 20. Në këtë sezon, Kin ka grumbulluar 17 gola në mes të Totenhemit (13 gola në 12 ndeshje) dhe Anglisë (4 gola në 4 ndeshje).
Brajant dhe Maradona, dy tifozët e rinj të Totenhemit
Dy fytyra të famshme kanë qenë të pranishme në fitoren 4-1 të Totenhemit ndaj Liverpulit në “Wembley”. Legjenda argjentinase Diego Armando Maradona dhe ish-ylli i NBA Kobi Brajant janë kënaqur nga paraqitja e paskrupullt e të besuarve të Poketinos ndaj të Kuqve. Sulmuesi i Anglisë Harry Kin shënoi dy gola pas një bisede që pati me Maradonan në prag të sfidës dhe më pas i dhuroi Brajant fanellën e tij teksa legjenda e Los Angeles Lejkers u takua me lojtarët pas ndeshjes. Maradona është prezantuar për publikun gjatë pushimit të pjesës së parë dhe kishte një fanellë të personalizuar që ka kënaqur së tepërmi tifozët e Totenhemit.