Ylli i Totenhemit, Harri Kin, mund të luajë në çdo ekip në Evropë, sipas Ronaldinjos, legjendës së madhe të Brazilit. Kin ka gëzuar një tjetër sezon të pabesueshëm me “Spurs”, duke shënuar 35 gola në të gjitha garat. Ai ka regjistruar sezonin e tretë në katër, kur shënon të paktën 30 gola. Anglezi është lidhur me Real Madridin dhe Ronaldinjo beson se 24-vjeçari është më shumë se i aftë të luajë për ndonjë nga klubet më të mëdha të botës. “Harry Kin ka qenë një lojtar i madh prej një kohe tashmë, por nuk ka dyshim se këtë sezon ai ka goditur një nivel të ri”, – tha braziliani për “Mirror”. – Ai tani është në nivelin, ku çdo ekip në botë do ta donte. Kin mund të shkonte në cilindo ekip të madh në Evropë: Barcelona, Real Madridi, Mançester Siti. Nuk ka rëndësi se sa i fortë është ekipi. Ai është tani një nga ata pak lojtarë në botë, që në çdo ekip do t’i hapej vendi, nëse ato kanë mundësinë të nënshkruajnë me të”, tha Ronaldinjo. Ndryshe, Kin ka fituar dy “Këpucët e Arta” të fundit në Premier Ligë dhe është në rrugë të mbarë për ta bërë këtë për herë të tretë, këtë sezon. Ndërsa, “Spurs” do të dëshirojë ta mbajnë Kin, Ronaldinjo tha se klubet kanë treguar tashmë se janë gati të paguajnë gjithçka që nevojitet për të nënshkruar me më të mirët e botës. “Në merkaton e fundit kemi parë se klubet më të mëdha në Evropë kanë paguar çdo tarifë që nevojitet për të nënshkruar me lojtarët më të mirë në botë”, – shtoi braziliani. “Katër ose pesë klube tani janë në një fazë, ku tarifa nuk është e rëndësishme, nëse e duan lojtarin. Ato paguajnë atë që duhet”, përfundoi ish-ylli brazilian Ronaldinjo.