Një kimikale e gjetur në shishet e foshnjave rrit rrezikun e mbipeshës te fëmijët, tregon një studim i ri. Bisphenol A (BPA) përdoret në prodhimin e kontejnerëve ushqimor dhe kavanoz të ushqimit, por atë që njerëzit nuk mund ta kuptojnë është se BPA mund të hyjë në ushqimin apo lëngun që konsumohet. Studimi i ri tregon se kimikali mund të shkaktojë mbipeshë, por edhe rritje të rrezikut nga sëmundjet e zemrës. “Ne besojmë se gjetjet tona do të nxitin ri-ekzaminimin e niveleve të sigurisë së BPA për popullatën njerëzore”, ka thënë autorja e studimit Juliette Legler nga Universiteti Brunel. Sidoqoftë, pas vlerësimit të qindra studimeve, Administrata Food and Drug (FDA) ka thënë se BPA është e sigurt në nivele të ulëta që ndodhen në disa ushqime. Për të ulur rrezikun nga ekspozimi i produkteve me BPA, rekomandohet përdorimi i xhamit dhe porcelanit për vendosjen e ushqimit.