Kim Xhong-un thirret që t’u përkushtohet të drejtave të njeriut

10

Nju-Jork, 24 tetor – Hetuesi i KB-së për të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut, Tomas Ohea Kintana deklaroi se është i shqetësuar sepse askush nuk bisedon me liderin koreanoverior Kim Xhong-un për të drejtat e njeriut.

Kintana thekson se gjendje e tmerrshme me të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut nuk ka ndryshuar nga viti i kaluar, edhe krahas progresit në tentimet që të arrihet paqe në Gadishullin Korean pas Samitit të Kim Xhong-un dhe presidentit amerikan Donald Tramp.

Ai u përqendrua në rezultatet nga Komisioni Hetimor i KB-së nga viti 2014, në të cilat theksohet se në Korenë e Veriut ndoshta janë kryer krime kundër njerëzimit dhe është konstatuar ekzistimi i “shkeljes sistematike të të drejtave të Njeriut”.

Kontana i ka bërë thirrje Phenianit t “tregojë përkushtim ndaj të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut ehe të bisedojë me kreun shtetëror.

Comments are closed.