Hanoj, 26 shkurt – “Strategji e guximshme dhe e mirë-menduar”, kanë shkruar mediat jugo-koreane kur lideri koreano-verior Kim Xhong-un e ka rezeveruar hotelin e njëjtë ku gjatë takimit në Hanoj me presidentin amerikan Donald Tramp, qëndrojnë dhe gazetarët të cilët e ndjekin Shtëpinë e Bardhë, raporton gazeta KOHA.
“Duke qenë i ndjekur në çdo hap nga mediat amerikane dhe kamerat, Kim Xhong-un me siguri dëshiron të dërgojë porosi të fuqishme për atë se është kategorik në dëshirën e tij të përmirësojë raportet me SHBA-të”, ka thënë eksperti për Korenë Veriore nga Instituti Sejong, Çeong Seong- çang.
Por, disa minuta pasi Kim ka arrit në kufirin vietnamez, Ministria e jashtme vietnameze ka njoftuar se hoteli “Melia Hanoj” ku ka rezervuar qëndrimin Kim Xhong-un, e ka refuzuar mikpritjen e pres qendrës amerikane, ose të qindra gazetarëve amerikan të angazhuar për ndjekjen e Samitit.
Për më pak se 24 orë nga ai informacion, pres qendra e Shtëpisë së bardhë sot është zhvendosur në pallatin Viet Ho, në disa blloqe nga hoteli Melia.
Gjatë kohës së takimit të parë më Trampin, në Singapur, gazetarët dhe mysafirët e tjerë në hotel ku është zhvendosur Kim është dashur patjetër të jenë në largësi të mjaftueshme nga lideri koreano-verior, ndërsa kamerat dhe telefonat celular domosdo t’i vendosin në xhepa derisa ai ka lëvizur nëpër hotel. Mysafirët të cilët kanë arrit ta fotografojnë, është dashur t’i fshijnë të njëjtat. (koha.mk)