Seul, 17 shtator – Lideri i Koresë së Veriut, Kim Xhong Un nuk ka gjasa t’u drejtohet pjesëmarrësve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara përmes video lidhjes, por këtë do ta bëjë ambasadori i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, liderët botërorë do t’i paraqesin fjalimet e tyre përmes video lidhjes, por sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut, Kim Jong Un, me siguri nuk do të jetë mes folësve.
Sipas agjencisë së lajmeve të Koresë së Jugut, Jonhap, Kim Song, ambasadori i Koresë së Veriut në KB, është planifikuar të flasë në seancën më 29 shtator, ditën e fundit të debatit të përgjithshëm, i cili fillon të martën.