Policia e Malajzisë njoftoi sot se gjysmëvëllai i liderit koreanoverior Kim Xhong-un, Kim Xhong-nam është vrarë me agens kimik nervor Ve-Iks (VX), i cili është gjetur në trupin e tij dhe tani hulumtohet si kjo kimikale ky hyrë në vend. Bëhet fjalë për një nga armët më vdekjeprurëse kimike, e cila është krijuar nga njeriu, ndërsa SHBA-ja e kualifikon si armë për shkatërrim masiv. Vetëm 10 miligramë nga ky agens nervor ose një pikë mund të vrasë për disa minuta, theksojnë ekspertët. Kim Xhong-nam (46) është vrarë më 13 shkurt në aeroportin ndërkombëtar në Kuala Lampur me helm me veprim të shpejtë derisa është përgatitur të ngjitet në aeroplan për në Marok, ku ka jetuar në mërgim me familjen, nën mbrojtjen e Pekinit.