Lideri komunist koreano-verior Kim Xhong Un urdhëroi përforcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, pas takimit me persona të lartë ushtarak, lajmërojnë sot mediat koreano-veriore.
Urdhri i liderit komunist e rritë shqetësimi për avancim shtesë të kapaciteteve mbrojtëse të Phenianit me armë bërthamore taktike, vlerësuan mediat britanike.
I pyetur për takimin e treditor të kryesisë të Plenumit të 8-të të Komisionit ushtarak qendror, lideri jugo-koreano Jun Suk Joel deklaroi se Seuli përgatitet për “përgjigje të ashpër” ndaj aktiviteteve të Phenianit.
Korea Veriore këtë vit testoi numër të madh të raketave balistike duke përfshirë edhe raketa balistike interkontinentale, raketa hipersonike, shkruajnë mediat britanike.