Pekin, 10 janar – Lideri koreanoverior Kim Xhong-un gjatë vizitës në Pekin premtoi se takimi i tij i dytë me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp do të çojë drejt “rezultateve” me çka do t’i plotësojë pritjet e bashkësisë ndërkombëtare.
Presidenti kinez Si Xhinping apeloi që Koreja e Veriut dhe SHBA të “bëjnë hapa njëri-ndaj tjetrit”, duke shtuar se ekziston “mundësi e rrallë historike” për zgjidhjen politike të situatës në Gadishullin korean.
Kim deri dje ishte për vizitë dyditore në Kinë, e katërta me radhë në vitin e fundit.
Kina është faktor i rëndësishëm diplomatik në negociatat për programin bërthamor dhe raketor të Phenianit, duke e pasur parasysh atë që Pekini është aleat kryesor dhe partner tregtar i Koresë së Veriut.