“Jam më në formë se kurrë. Pas regjimit të fitnesit, ndjehem më mirë se kurrë në jetën time”, deklaroi Kim Kardashian para disa ditësh. Fjalët e Ikonës televizive u vërtetuan plotësisht gjatë ditës së mërkurë, në plazhet e Malibusë, në Los Angeles. Me flokët ngjyrë platini dhe me bikini që nxirrnin në pah më së miri format e saj tërheqëse, Kim ka mahnitur të pranishmit në plazh dhe fansat e saj nëpërmjet rrjeteve sociale. Modelja u fotografua në plazhet e Malibusë, ku ishte nën shoqërinë e asistentes dhe mikes së saj të ngushtë, Stephanie Shepherd.