Kim Kardashian ka postuar një foto të re e zhveshur ku shihet e hipur mbi një pemë e veshur vetëm me palë çizme. Në foton bardhë e zi të realizuar nga Mert Alas dhe Marcus Piggott, 36-vjeçarja shihet nudo teksa gjoksin e ka mbuluar me 2 yje të vegjël. Fotoja ka marrë menjëherë mbi 1 milionë ‘like’, pëlqime sapo është postuar në rrjetin social Instagram. Fotot, Kim i kishte shoqëruar me postimin: “E nderuar që u fotografova nga Mert dhe Markus për librin e tyre të ri; 20 vjet karrierë”. Vajza e reality show duket në formë perfekte në foton bardhezi, ndryshe nga imazhet e pak kohëve më parë ku 36-vjeçarja u kritikua shumë për celulitin e tepërt.