Kanye West zbulon se gruaja e tij është duke u shkolluar.
Ajo ka fituar famën me anë të një videoje seksi, gjë që nuk është admiruar aspak.
Por, seks simboli Kim Kardashian tani e ka marrë më seriozisht jetën e saj dhe është duke u munduar ta përmirësojë imazhin.
E bashkëshorti i saj, Kanye West në një intervistë ka zbuluar se Kim është duke u marrë me shkollë të juridikut, përcjell Gazeta Express.
Kim ka kohë që i ka hyrë këtij profesioni, pasi po përdor platformën e saj për të ngritur ndërgjegjësimin për reformat në burg, e madje ka arritur ta bindë presidentin Trump për ta falur nga dënimi një grua me emrin Alice.
Megjithatë, reprezentuesit për Kimin kanë qartësuar se ylli nuk është në të vërtetë në një shkollë të juridikut, por është shumë e përfshirë në sistemin legal me aktivizmin e saj saqë duket sikur është në shkollë të juridikut./Gazeta Express