Los-Anxhelos, 3 janar – Repisti i njohur Kanje Vest dhe bashkëshortja e tij Kim Kardashian e presin fëmijën e tyre të katërt, të cilin do ta lind një nënë surrogate, publikoi magazina “Pipëll”.
Kim dhe Kanje i kanë tre fëmijë djalin Seint dhe vajzat Nort dhe Çikago të cilat gjithashtu i kanë nga nëna surrogate.
Sipas “Pipëll”, anëtari i ri i familjes Vest – Kardashian duhet të lind gjatë muajit maj dhe ai sërish do të jetë djalë.
Kanje Vest gjithmonë ka deklaruar se dëshiron të ketë shumë fëmijë, por për shkak të problemeve shëndetësore të Kim, ata janë detyruar të angazhojnë nëna surrogate.