Kim Kardashian bën kërkesë për shkurorëzim nga Kanye Westi

12

Modelja e njohur Kim Kardashian ka bërë kërkesë për shkurorëzim nga reperi Kanye West, sipas raporteve në mediat amerikane.

Çifti është i martuar për gati shtatë vjet dhe ka katër fëmijë. Lajmi u zbulua nga faqja e njohur TMZ pas disa muajsh të raportimeve për vështirësi martesore mes dyshes.

Në mediat amerikane raportohet se Kim Kardashnian ka kërkuar kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të fëmijëve të tyre. Asnjëri nuk ka komentuar publikisht rreth kësaj çështje.

Të dy janë ndër yjet më të njohur në botë dhe janë jashtëzakonisht të suksesshëm në profesionet e tyre.