Grabitja në Paris ka lënë pasoja të mëdha të Kim Kardashian. Modelja e famshme ka ndryshuar stilin e jetesës dhe tashmë ruhet tërë kohës nga rojet personale të sigurisë. Ndonëse kanë kaluar rreth 6 muaj që nga grabitja, Kim nuk rrezikon më asgjë, duke qëndruar e rrethuar nga truprojat, gjatë gjithë 24 orëshit. Por modelja nuk kujdeset vetëm për sigurinë e vet, pasi çdo person i familjes Kardashian, shoqërohet gjithashtu nga truprojat, sa herë që del nga shtëpia. Kim Kardashian u sulmua dhe u grabit në një hotel në Paris, më 3 tetor të vitit të kaluar, ku iu morën shumë prej bizhuterive të saj me vlerë.
Kim Kardashian 24 orë me roje (FOTO)
Leave a comment