Kim Jong Un: Koreja e Veriut po vuan nga një krizë ushqimore

46

Koreja e Veriut po përballet me një krizë ushqimore, për shkak të përmbytjeve, situatës së pandemisë dhe sanksioneve të vazhdueshme.

Kim Jong Un, teksa fliste në mbledhjen e Partisë së Punëtorëve, iu bëri thirrje autoriteteve që të zgjidhin mungesat e ushqimit që rezultojnë nga prodhimi i ulët bujqësor, shkaktuar nga uraganet vitin e kaluar.

Sipas një raporti të majit nga Korea Development Institute, institucion i mbështetur nga qeveria e Koresë së Jugut, Koreja e Veriut mund të përballet me mungesë të ushqimit deri në 1.35 milion tonë.

“Situata e ushqimit është e tensionuar, sepse sektori bujqësor nuk ka qenë në gjendje të përmbushë objektivat e tij të prodhimit të drithërave për shkak të dëmit të shkaktuar nga uraganet vitin e kaluar”, deklaroi lideri komunist.