Diktatorët nuk njohin kufij. Ata mendojnë se bota rrotullohet rreth tyre, se mund të bëjnë gjëra përtej njerëzores. Në këtë pikë e shikon veten edhe Kim Jong, i cili thotë se do të ngrejë një fabrikë (fidanishte), në të cilën të prodhojë futbollistë më të talentuar se Lionel Messi, me qëllim që vendi i tij i izoluar të “dominojë futbollin botëror”. Pra, Koreja e Veriut ka ringjallur ëndrrat e asaj që ndodhi në Kupën e Botës 1966, kur shkoi deri në çerekfinale, pas rrahjes së Italisë. Kim Jong-u e ka bërë futbollin një përparësi strategjike të vendit të tij.
“Në fabrikat tona, të rinjtë do të bëhen lojtarë më të talentuar se kushdo, duke përfshirë edhe Lionel Messi,” – njofton Ri Yu Ai, trajneri i “Phenian International School Football”, e cila u hap në vitin 2013. “Tani për tani, ne kërkojmë për të dominuar Azinë, pastaj, në të ardhmen, shpresoj se mund të dominojmë botën”, – shton i biri i Shang Ri Myong, portieri i ekipit kombëtar korean. Sot, ekipi kombëtar koreano-verior renditet i 126-ti në renditjen botërore të FIFA-s, afër me Armeninë dhe Etiopinë, si dhe shumë pas rivalëve rajonalë të Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut.