Shumica prej nesh dinë që Koreja e Veriut keqtrajton qytetarët e saj. Njerëzit e Kim Jongi vuajnë nga uria në një kohë kur pasuria e tij neto vlerësohet 5 miliardë dollarë. Punëtori mesatar në Korenë Veriore fiton rreth 1.5 deri 3 euro në muaj (mesatarisht rreth 700 euro në vit). Privatët mund të fitojnë edhe deri në 100 euro, ndërsa biznesmenët e paktë të pasur fitojnë edhe deri në 500 euro në muaj. Por kjo nuk është e gjitha. Kim Jong Il, i biri i themeluesit të shtetit, ka biografi dukshëm impresive (sigurisht se jo e vërtetë) që mësohet me patjetër nga secili banorë i Koresë së Veriut: “Ka filluar të ecë kur i ka pasur vetëm 3 javë, ndërkaq ka filluar të lexojë në javën e tetë. Ka shkruar më shumë se 1500 libra, ndërkaq për herë të parë ka shkuar të luajë me birila, menjëherë i ka fituar 300 pikët maksimale. Ai gjithashtu ka mundur të kontrollojë edhe situatën sinoptike me gjendjen e tij shpirtërore, ka shkruar 6 opera (të gjitha kanë hyrë në histori të muzikës), ka qenë edhe ekspert i kinematografisë”. Se ku shkon diktatura tregon edhe vendimi që banorët e Koresë Veriore mund të kenë vetëm njërën nga 28 frizura të lejuara. Energjia elektrike kryesisht ndërpritet natën, ndërkaq shtëpitë kanë energji elektrike vetëm disa orë në ditë. Marihuana në Korenë Veriore është legale, dhe fare nuk është klasifikuar si drogë. Edhe pse jetojnë në kushte të vështira, ku mbizotërojnë uria dhe regjimi politik i ashpër, në Korenë Veriore megjithatë 99% e njerëzve dinë shkrim-leximin. Koreja Veriore, sipas Amnesty International, bën pjesë në vendin e tretë për nga numri i ekzekutimit me vdekje, menjëherë pas Kinës dhe Iranit.