Pekin, 8 janar – Presidenti i Kinës Si Xhipking dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Xhong Un sot janë takuar në Pekin, lajmëroi agjencia koreanojugore Jonhap, duke u referuar në burime anonime.
Agjencia thekson se Kim dhe Si kanë biseduar rreth një orë për mënyrat e harmonizimit të qëndrimeve të tyre në prag të Samitit të mundshëm midis Kimit dhe presidentit amerikan Donald Tramp.
Ata kanë biseduar edhe për përforcimin e lidhjeve reciproke gjatë kohës kur këto dy shtete shënojnë 70 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
Mediat e Koresë së Veriut dhe të Kinës ende nuk kanë informuar për takimin, thekson Agjencia.