Athinë, 22 mars – Shumica e shoqërisë greke është kundër Qeverisë për çështjen e Shkupit, kundër mënyrës se si negocion ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Koxijas me diplomaci të fshehtë me urdhër të Aleksis Ciprasit, ndërsa Panos Kamenos nuk pajtohet, thotë përgjegjësi për mbrojtje në partinë opozitare Demokracia e Re, Vasilis Kikiljas, duke folur në emisionin e mëngjesit të televizionit grek “Antena”.
Siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Athina, Kikiljas vlerëson se shefi i diplomacisë greke sot në Shkup do të bisedojë për diçka për të cilën nuk pajtohen grekët.
“Me diplomaci të fshehtë përpiqet ta zgjedhë çështjen e Shkupit, para se fqinjët tanë të pajtohen që ta ndërrojnë Kushtetutën, librat e tyre, letërnjoftimet e tyre, pasaportat e tyre, duke vazhduar me irredentizmin, ndërsa Qeveria dhe opozita në Shkup vazhdojnë me deklarata dhe lëvizje politike të cilat e sulmojnë Maqedoninë tonë”, thotë deputeti i Demokracisë së Re.
Sipas Kikiljas, në ndonjë moment, duhet të gjendet zgjidhje, “por sipas kushteve të cilat i vendosë shoqëria greke dhe Demokracia e Re”.