Miliarderi 43 vjeçar, Mohammed Dewji, është kidnapuar nga dy njerëz të aramatosur në një hotel luksoz në Dar res Salaam, kryeqytet i Tanzania’s. Të dyshuarit, që besohet se janë të huaj, hynë në palestrën e hotelit përmes dyerëve që besohet që ishin të hapura, këtë e ka treguar policia e këtij vendi për CNN, transmeton gazetametro.net.
‘Ata kanë shkuar me veturë në hotel dhe filluan të gjuanin lartë para se ta merrnin atë. Ne jemi duke e marrë në pyetje stafin që ishte në detyre në atë kohë’, ka thënë komisioneri. Motivet e kidnapimit ende qëndrojnë të panjohura, mirëpo policia thotë ai u mor peng në mënyrë që të fitojnë para.