Lagos, 21 nëntor – Një nigerian 48 vjeçar u shfaq para gjykatës në Lagos, Nigeri, ku përgjigjet për shkak të organizimit të mashtrimeve prej 20,5 milionë dollarëve duke u prezantuar si zonja e parë e vendit.
Xhulius Anijavu Uçe akuzohet për dhjetë pika sipas Ligjit për kiber kriminal, pasi ka dërguar porosi të rreme elektronike në të cilat ka kërkuar para për programe humanitare dhe në mënyrë të rreme i ka nënshkruar si Ajsha Buhari, bashkëshortja e presidentit nigerian Muhamadu Buhari.
Ai para gjykatës së lartë federale në Lagos u deklalrua se nuk është fajtor, pas çka iu caktua paraburgim deri në seancën e re të caktuar për më 18 janar.
Një studim të cilin vitin e kaluar së bashku e zbatuan Interpoli dhe kompania Trend mikro për aktivitetet në kiber kriminalin në Afrikën Perëndimore dhe veçanërisht në Nigeri, tregoi rritje të madhe të numrit të viktimave të mashtrimeve përmes Internetit nga 132 për qind midis viti 2013 dhe 2015.