Kia do të prezantojë 16 vetura të reja elektrike deri më 2025. Kompania koreane në Consumer Electronics Show në Las Vegas prezantoi modelin e parë që pritet të dalë në rrugë më 2020. “Deri më 2025 do të ofrojmë 16 vetura të reja me fuqi të reja, pesë hibridë, pesë ‘plug-in’ hibridë, pesë të rinj elektrikë dhe një të ri me hidrogjen”, ka thënë Woong-chul Yang, zëvendëspresident i Kias. Njoftimi vjen pas shpalosjes së konceptit Kia Nero.