Khedira dhe Matuidi mund të largohen nga Juventusi, pas transferimeve të Ramsey, Rabiot dhe me shumë mundësi edhe të Pogbas. Juve dëshiron një skuadër të fortë për sezonin 2019/20, ku sërish objektivi i vetëm do të jetë, triumfi në Ligën e Kampionëve.Për t’i dhënë fund pritjes më shum ë se 20-vjeçare, Juve po blen mençur.
Pas afrimit me parametra zero të Aaron Ramsey, rrugës është edhe Rabiot – që sipas mediave italiane gjithçka është e kryer – lojtari do të arrijë në Torino të hënën.
Pogba është futbollisti tjetër që sipas mediave italiane, ka vendosur të kthehet në Juventus, pavarësisht interesimit të Real Madridit.
Me afrimin e këtyre mesfushorëve, “Zonja e Vjetër” duhet të largojë mesfushor dhe sipas “Tuttosport”, Matuidi dhe Khedira janë rrugës për t’i dhënë lamtumirën Juventusit.
Se Juve e ka seriozisht për të ndërtuar skuadër të frikshme, e tregon edhe fakti që sipas mediave italiane, De Ligt i ka thënë jo Barcelonës për “Zonjën e Vjetër” dhe se gjithçka do të finalizohet me një korrik.