Rusët duan të dominojnë në sportin e UFC-së për shumë vite. Pas Khabib Nurmagomedov, që mbrojti titullin ditë më parë ndaj Conor McGregorit, një tjetër kampion po rilind. Të paktën kështu thotë Khabibi në një postim në rrjetet sociale.
“Vëllai im, Islam Makhachev, e ardhmja e UFC, kampion InshaAllah”, ka shkruar ai në “Instagram”. Islam Makhachev deri më tani ka arritur 16 fitore në karrierë, teksa ka një humbje.