Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, ka pasur një rrugëtim të vështirë gjatë karrierës së tij në kafaz, ku ka arritur 27 fitore e asnjë humbje. Në eventin UFC-229, zhvilluar më 6 tetor në Las Vegas, ai arriti pa dyshim fitoren e tij më të madhe, duke mundur Conor McGregor dhe duke mbrojtur për herë të parë titullin që e ka fituar në prill të këtij viti.Pra, viti 2018 mbetet i veçantë për sportistin rus, që duket se ka vendosur të ndërmarrë një hap të ri në karrierën e tij.
“Të dashur fansat e mi. Jam shumë i lumtur t’u njoftoj se autobiografia ime, ‘KhabibTime’ është gati dhe së shpejti do të dalë në shitje. Kemi dy vjet që punojmë për këtë libër. Kur e nisa këtë libër, dy vite më parë me z .Kurbanov, nuk e parashikonim dot të ardhmen, se në këto dy vite të arrija gjithë këto suksese, do të bëhesha kampion dhe do ta mbroja titullin në betejën më të madhe të historisë së UFC-së”, shkruan Khabib Nurmagomedov.
Libri do të dalë në shitje më 26 nëntor, gjatë “Synergy Global Forum 2018”, një forum biznesi që do të zhvillohet në Moskë.
“Kur e nisa këtë libër më thanë se ishte herët, të prisja që të bëhesha të paktën kampion. Tani ia kam dalë mbanë dhe mendoj se ky është momenti i duhur për ta publikuar atë”, tha Nurmagomedov.