Dy luftëtarët e UFC-së, Khabib Nurmagomedovi dhe Conor McGregor, e kishin filluar luftën e tyre jashtë ringut tetëkëndësh shumë kohë para se ta zhvillonin meçin në UFC 229, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha. Mirëpo, në meç, Nurmagomedovi e mposhti McGregorin, duke e mbrojtur titullin e kampionit. Irlandezi u dorëzua në rundin e katërt dhe menjëherë pas kësaj filloi një përleshje me pjesëtarët e stafit të të dy luftëtarëve.
Kryetari i UFC-së, Dana White, ka thënë se një rimeç mes këtyre të dyve do të ndodhë në të ardhmen dhe të njëjtën dhe e konfirmon edhe Khabibi, i cili megjithatë shton se irlandezi duhet ta meritojë atë fillimisht.
“Do të ndodhë. Por, për momentin, nuk jam i interesuar në këtë rimeç. Për çka? Ai u dorëzua. Unë duhet të vazhdoj të fitojë, ai duhet ta meritojë dhe kjo është e gjitha”, ka thënë Khabibi.
“Nëse ne do t’i kishim shkuar deri në fund meçit ose të kishte qenë një luftë pothuajse e barabartë, ndoshta [rimeçi do të ndodhte menjëherë]. Por, tani, dua që kjo punë të marrë fund”.
Megjithatë, para një rimeçi të mundur mes këtyre të dyve, Nurmagomedovi do të ndeshet më 8 shtator me Dustin Poirierin, kundër të cilit synon të bëhet kampion i unifikuar i peshave të lehta në artet e përziera marciale.