Gjithçka sipas parashikimit: Një ditë para eventit të madh UFC-229, që zhvillohet më 6 tetor në Las Vegas, janë kryer peshimet zyrtare të sportistëve. Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor kanë qenë brenda limitit të lejuar për peshën e lehtë dhe tashmë fjalën e fundit e ka kafazi.
UFC lightweight champion @TeamKhabib makes weight with ease for his #UFC229 bout with Conor McGregor 💪https://t.co/3G7WvG62fu pic.twitter.com/yKRa90XJtY
— MMAFighting.com (@MMAFighting) October 5, 2018
I pari që u ngjit në peshore ishte kampioni rus e pas tij sfidanti irlandez. Të dy sportistët kishin thuajse të njëjtën peshë, nuk patën asnjë kontakt mes tyre gjatë kohës së peshimit,l pasi dolën në kohë të ndryshme dhe nuk lëshuan asnjë deklaratë. Dueli mes tyre është i vlefshëm për peshën e lehtë.
Conor McGregor weighs in at 154.5 pounds. His UFC lightweight title fight with the undefeated champ Khabib Nurmagomedov is now official. #UFC229 https://t.co/3G7WvGnD72 pic.twitter.com/zrEoGSFFRe
— MMAFighting.com (@MMAFighting) October 5, 2018