“Nëse ndonjë nga ne shkon në luftë, të gjithë jemi në luftë”, ka deklaruar sot përmes një postimi në faqen e tij zyrtare “Instagram” Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse. Përmes një fotografie, kampioni rus ka bashkuar të gjithë stafin e tij, me të cilin u përgatit dhe mori pjesë në eventin UFC-229, ku triumfoi më “submission” ndaj Conor McGregor.