Shkup, 26 janar – Ka përfunduar turniri i parë memorial “Arsim Idrizi 2020”, i cili dje dhe sot u mbajt për nder të ish-hendbollistit Arsim Idrizi, i cili vitin e kaluar pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë. Fitues i turnirit në të cilin morën pjesë katër skuadra, mes tyre edhe organizatori i këtij turniri memorial, KH “Rinia” nga Shkupi, është skuadra hendbollistike “Vllaznimi” nga Gjakova, bën të ditur gazeta Koha.
Gjakovarët në finale që u zhvillua sot mundën pikërisht skuadrën nikoqire KH “Rinia” me rezultatin 36:33. Derisa vendi i tretë në këtë turnit i takoi KH “Trepça” nga Mitrovica që fitoi me rezultatin e thellë 34:9 KH “Elbasani”.
Të gjitha ekipet pjesëmarrëse nga organizatori i turnirit u shpërblyen me mirënjohje, ndërsa fituesit me Kupa e medalje.
Në fund, organizatorët e turnirit paralajmëruan se ky turne të zhvishet edhe viteve në vijim. (koha.mk)