Komiteti i Helsinkit përmes një komunikate ka reaguar kundër gjuhës së urrejtjes në baza etnike nga ana e tifozëve “Komiti” të Vardarit, që u dëgjuan mbrëmë në sheshin e Shkupit. Kjo shoqatë ka apeluar deri te MPB-ja dhe Prokuroria që ta hetojnë rastin.
“Numri më i madh i denoncimeve kanë të bëjnë me gjuhë të urrejtjes në baza të përkatësisë etnike. Kështu për shembull, në sheshin e Shkupit është thënë “Le të kuptojnë shqiptarët e mallkuar”, “Maqedoni e pastër”, dhe gjuhë tjetër ofenduese dhe diskriminuese Komiteti apelon deri te Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Themelore Publike ta hetojnë rastin dhe të ndërmarrin të gjitha masat sipas dispozitave ligjore”, thuhet në reagimin e Komitetit të Helsinkit.