Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso, ka thënë se prezenca e ushtrisë shqiptare në Mitrovicë nuk është kërcënim për askënd, transmeton Gazeta Metro.
Grasso për “Vecernje Novosti”, ka thënë se ushtrimi i fundit i përbashkët i Ushtrisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në veri të vendit nuk ishte si u paraqitë në mediat serbe.
“Ushtrimi i përbashkët i disa pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Shqiptare dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës ka përfaqësuar trajnimet mbi aftësinë për kërkim dhe shpëtim, por u paraqit në disa media si një kërcënim i veprimeve të organizuara të dhunshme në veri të Kosovës”, tha zëdhënësi i KFOR’it.
Ai tha se KFOR’i është i angazhuar për mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
“KFOR-i është plotësisht i angazhuar për mbrojtjen e të gjithë njerëzve”, deklaroi Grasso.