KFOR-i britanik nderon presidentin e FFK-së, Agim Ademi (FOTO)

26

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it të Britanisë së Madhe e kanë nderuar presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi. Me mirënjohje të veçantë është vlerësuar puna e tij në FFK si dhe bashkëpunimin e mirëfilltë me forcat britanike në projekte të përbashkëta për të mirën e shoqërisë kosovare.

Ndërsa në to, KFOR-i britanik është treguar i gatshëm që me njësitet e veta ta ndihmojë FFK-në në projektet për komunitetin e futbollit – thuhet në njoftimin e Federatës.

“Falënderoj përzemërsisht KFOR-in e Britanisë së Madhe për vlerësimin dhe për bashkëpunimin me FFK-në rreth realizimit të projekteve, e sidomos për gatishmërinë e tyre që të bëjmë vepra të përbashkëta për komunitetin e futbollit të vendit tonë.

“Së shpejti do të fillojmë projektin e parë me ndihmën e KFOR-it të Britanisë së Madhe dhe atij të SHBA-së. Ju faleminderit!”, ka shkruar Ademi në një postim në Facebook.