Kentucky Fried Chicken (KFC), rrjeti i restoranteve të “fast food”, ka prezantuar një konsolë videolojërash që të lejon të mbash pulën ngrohtë, ndërkohë që luan. Bëhet fjalë për një pajisje që është e ndërtuar si PC, por në brendësi ka vend edhe për ushqim. Nuk mund të ishte ndryshe: konsola ka formën e një tenxhereje. Kjo pajisje ende nuk ka një datë daljeje në treg.