Agim Ibraimi nuk është më pjesë e kuqezinjëve, pasi me marrëveshje të dyanshme ndërpritet bashkëpunimi, kanë njoftuar nga KF Shkëndija.
“KF Shkëndija komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me Agim Ibraimin. Kryesia dhe futbollisti me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur se ndarja në këtë moment është në interes të të dy palëve”, njoftuan nga klubi, përcjell Koha.mk
KF Shkëndija me këtë rast falënderoi Agim Ibraimin për kontributin e dhënë në periudhën që ishte pjesë e kuqezinjtë, duke i uruar gjithë të mirat në të ardhmen.