Shkup, 14 janar – Skuadra e Ligës së dytë futbollistike të Maqedonisë së Veriut – Perëndim, KF Gostivari, ka bërë të ditur se pjesë e skuadrës së tyre në sezonin pranveror nuk do të jenë katër futbollist, Hristijan Kirovski, Ivan Nastevski, Petar Lamçevski dhe Ferat Ramani.
“Tani më kur jemi pranë fillimit të afatit kalimtar , kryesia jonë ka marrë vendim që të ndërpres bashkëpunimin me marrëveshje të dy anshme me katër futbollistë, Hristijan Kirovski, Ivan Nastevski, Petar Lamçevski dhe Ferat Ramani. Klubi i falënderon lojtarët për shumë vlera dhe punë profesionale të cilat i kanë sjellë në klubin tonë duke e ngrit në nivel edhe më të lartë siç ishte më parë. Ditët në vijim klubi do ti zyrtarizon edhe prurjet e reja në klub”, thuhet në lajmërimin e KF Gostivari në faqen e tyre në Facebook, përcjellë gazeta Koha.
Kujtojmë, gjatë sezonit vjeshtor, KF Gostivari përfundoi në pozitën e tretë.