Shkup, 20 janar – Lavdrim Skenderi edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me skuadrën kosovare Ferizaj, trajner i së cilës është Argjend Beqiri. Lajmin është konfirmuar nga vetë drejtuesit e klubit kosovar. “Skuadra jonë ka arritur marrëveshje me super sulmuesin shqiptarë nga Maqedonia, Lavdrim Skenderi, i cili së fundi ishte pjesë e Renovës nga Tetova. Lavdrimi është një sulmues i cili luan në dy krahët dhe është një lojtar mjaft cilësor. Klubi jonë shpreson që Skënderi do t’i arrijë të përmbush objektivat tona”, thuhet në njoftimin e klubit të Ferizajt.
Ndërkohë, nga klubi njoftojnë se Jasir Selmani është larguar nga klubi i tyre. “Gjithashtu ju njoftojmë që pas një takimi të mbajtur në mes kryesisë së klubit dhe futbollistit Jasir Selmani nuk është gjetur gjuhë e përbashkët dhe kemi vendosur që të ndërpresim kontratën. Ne e falënderojmë Selmanin për paraqitjet e ti sa ishte pjesë e klubit tonë”, bën të ditur KF Ferizaj. Kujtojmë, Jasir Selmani gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Renovës, Shkëndijës, Dritës dhe Vllaznias nga Shkodra.