Këtyre ditëve reshje të shiut prej mbi 70 litra në metër katror

Shkup, 12 majPrej sot pasdite vendi do të jetë nën ndikim të serisë së valëve të lagështa për ç’shkak priten reshje prej mbi 50 litra në metër katror, ndërsa në pjesët e largëta perëndimore dhe juglindore edhe mbi 70 litra në metër katror.

DPHM, përveç reshjeve, për ditët në vijim paralajmëron edhe bubullima, si dhe erë të fuqishme.

Lokalisht, siç kumtoi, proceset do të jenë në formë të motit të lig me bubullima, erë të përforcuar dhe dukuri të breshërit.